Çka është Divertikuloza e zorrës së trashë ?

0
loading...

Divertikuloza e zorrës së trashë

Divertikuloza e zorrës së trashë, e njohur edhe si “sëmundje divertikulare”, është gjendja e të pasurit divertikula në mukozën dhe submukozën e kolonit, si pasojë e dobësimit të shtresës së muskujve në murin e zorrës së trashë.
Divertikuloza e zorrës është në përgjithësi një gjendje beninje e zorrës, në shumicën e rasteve nuk ka simptoma. Por kur ajo komplikohet, shkakton simptoma dhe shndërrohet në një problem serioz klinik që rrezikon jetën e pacientit. Shumë njerëz kanë disa si xhepa të vegjël në kolonën (zorrën) e tyre të cilët quhen divertikula. Situata e të paturit divertikula të shumta quhet divertikulosis dhe ka një raport të drejtë me moshën, që do thotë me rritjen e moshës rritet rreziku për të patur divertikulosis. Kur këta xhepa infektohen, kemi të bëjmë me një situatë të quajtur diverticulitis. Kjo situatë ndodh në 10-25% të njerëzve që kanë divertikulosis. Divertikulosis dhe diverticulitis të dyja së bashku quhen sëmundje divertikulare. Divertikuloza e zorrës së trashë mund të jetë asimptomatike, pa dhimbje të barkut, ose me gjakderdhje nga divertikulat. Shumica e njerëzve me divertikulosis kolonike janë në dijeni të këtij ndryshimi strukturor, nëse ata kanë bërë një kolonoskopi. Kur simptomat shfaqen në një person mbi 40 vjeç është e rënd- ësishme për të marrë kujdes mjekësor dhe të përjashtohen situata më të rrezikshme të tilla si, kanceri i zorrës së trashë apo të rektumit të cilat gjithashtu paraqesin hemorragji. Ka dy forma klinike të divertikulozës së kolonit.
Faktorët e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së divertikuozës
Rritja e moshës. Me kalimin e moshës rritet propabiliteti i zhvillimit të sëmundjes, ndaj ndeshet më shpesh në moshat e vjetra. Konstipacioni apo kapsllëku dhe dieta e ulët në fibra dietetike ndikojnë gjithashtu.
Çrregullime të indit lidhor si sindromi Marfan dhe sindromi Ehlers Danlos që mund të shkaktojnë dobësi në murin e zorrës së trashë, predispozicion gjenetik i trashëguar etj. Etiologjia e saktë e divertikulozës kolonike është ende për t’u sqaruar plotësisht pasi ka mendime kontradiktore. Denis Burkitt sugjeron që vetitë mekanike të zorrës së trashë mund të jenë të ndryshme në vendet Evropiane dhe Afrikane, pasi afrikanët hanë një dietë që përmban më shumë fibra se Evropianët, zorra e tyre e përcjell ushqimin më kollaj dhe propabilitetet e zhvillimit të divertikulozës janë më të ulta. Teoria e kolagjenit si strukturë përbërëse e submukozës shpjegon, krijimin e divertikulave me kalimin e moshës, kryesisht në anën e majtë të kolonit dhe në sigma.
Trajtimi i divertikulozës së zorrës së trashë
Shumë pacientë me divertikulozë të thjeshtë dhe pa simptoma, nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Një dietë e pasur me fibra është e këshillueshme për të parandaluar kapsllëkun. Shoqata Amerikane e Dietologjisë rekomandon 20-35 gram fibër çdo ditë. Krundet e grurit kanë shumë fibër dhe rekomandohet pasi studimet tregojnë që e redukton shumë presionin intra-kolonik. Ushqime të tilla si arra, kokoshka, fara luledielli, fara kungull dhe farat e susamit kanë qenë tradicionalisht të etiketuar si ushqime me probleme për njerëzit me këtë gjendje; megjithatë, nuk ka të dhëna shkencore për të provuar këtë hipotezë. Fara në domate, kungull i njomë, farat e trangujve, luleshtrydhes, nuk konsiderohen të dëmshme. Disa mjekë rekomandojnë shmangien e ushqimeve të skuqura, arra, misër, dhe fara për të parandaluar ndërlikimet e divertikulosis. Stimuluesit e zorrës dhe laksativët duhet të shmangen. Nuk rekomandohen dhe trajtimet për pastrimin apo shplarjet e zorrës së trashë. Divertikuloza e komplikuar kërkon trajtimin e komplikacionit. Këto komplikime shpesh janë grupuar nën një diagnozë të vetme të “divertikulitis” dhe kërkojnë kujdes mjekësor më të specializuar. Divertikuloza prek popullatën me moshë të madhe dhe komplikimet e saj kërkojnë trajtim specifik nga specialistë përkatës.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.