Çka është Ekuatori ?

247 viewsGjeografiaEkuatori
0
loading...

Çka është Ekuatori ?


EKUATOR
m.

  1. gjeogr. Rrethi më i madh i Tokës, i përfytyruar si një rreth pingul ndaj boshtit të saj e me largësi të njëjtë nga të dy polet dhe që e ndan Token në dy gjysmësfera të barabarta — veriore e jugore; rrethi më i madh i një planeti i përfytyruar si një rreth pingul me boshtin e tij të rrotullimit; vija e hequr në një hartë që i përgjigjet këtij rrethi. Ekuatori i Tokës (i Marsit). Vija e ekuatorit. Kalon ekuatorin.
  2. Vendet që përfshihen në zonat e Tokës ku kalon ky rreth. Ndodhet në ekuator.

* Ekuatori magnetik: fiz. vijë jo e rregullt që formohet rreth Tokës nga një varg pikash ku pjerrësia e fushës magnetike është baras me zero. Ekuatori qiellor: astr. rrethi më i madh i sferës qiellore, që përfytyrohet si një rrafsh pingul me boshtin e rrotullimit të Tokës.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.