Çka është Elektroni ?

0

Çka është Elektroni ?

Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.

Elektronet levizin rreth berthamës me një shpejtësi prej 1000 km/s pēr këtē arsyje është i pamundur përcaktimi i vendndodhjes së tij. Mirëpo gjatë lëvizjes ai krijon një re energjitike ku besushmëria e vendndodhjes së tij është më e madhe. Kjo re quhet ndryshe edhe si orbitalja e elektronit në për të cilën ai lëviz . Është forca elektromagnetike e cila e detyron elektronin të sillet rreth berthamës pozitive (pasiqë dy ngarkesa të kundërta e tërheqin njëra tjetrën ).Në univers eksistojn katër forca themelore . prej ktyre forcave është edhe forca elektromagnetike. Kjo forcë është më e madhe dhe ka ndikim më të madhë në elektronet më afër bërthames .

Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.