0

Çka është Emfizema ?

Emfizema është një gjendje kronike ( e vazhdueshme) në të cilen muret e alveolë-s në mushkëri dëmtohen gradualisht dëmtohen duke rezultuar në shkatërrimin e pathyeshëm të indeve të mushkërive.

Alveolitet janë qeskat e ajrit në fund të degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes së mushkërive. Gjatë marrjes frymë ajri thithet poshtë, nëpërmjet degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes (bronkit dhe bronkiolit), duke arritur alveoli-in ku oksigjeni transferohet në gjak dhe dioksidi i karbonit largohet nga gjaku.

Në emfizemë muret e alvelitit dëmtohen. Me përparimin e dëmtimeve të alvelitit mushkëritë bëhen më pak elastike dhe më pak të afta për të transferuar oksigjenin në gjak. Kjo rezulton në përjtimin e veshtirësive në frymëmarrje, sidomos në tendosje, por njëkohësisht edhe në sëmundje të rënda gjatë pushimit.

Enfizema dhe bronkit kronik, veçanarisht nëse këto dy gjendje ndodhin së bashku, shkaktojnë pengim afatgjatë të rrugëve të frymëmarrjes, të quajtur sëmundje pulmonar-e obstructive kronike. (COPD)

Enfizema nuk ndodhë menjeherë, por në mënyrë graduale, zakonisht duke u zhvilluar me kalimin e viteve. Shkaku i vetëm dhe më i parandalueshëm i emfizemës është pirja e cigares.

Ekspozimi ndaj ndotjeve industriale në ajër mund të jetë gjithashtu një faktor kontribues.

Ekziston një lloj i rrallë emfizeme, i quajtur emfizema A1AD – një gjendje gjenetike , ne të cilën trupi i përsonit ka mungesën e proteinës së quajtur alfa1-anti-tripsinë (AAT). AAT mbronë mushkëritë nga ekspozimi i tepruar ndaj një enzime të quajtur neutrofil elastase, që ndihmon në luftimin e bakterieve, por që mund të dëmtojë mushkëritë, nese nuk neutralizohet nga AAT. Duhani rritë shpejtesinë ndaj së cilës emfizema zhvillohet, në njerëzit me mungesën e alfa1-antitripsinë.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment