0

Emocioni (lat. ex – jashtë ; motio – lëvizje ; emocion – nxitje) është një shtytje nervore që shkakton një organizëm të veprojë. Konsiderohet si një gjëndje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike. Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjëndje psiko-fiziologjike që nxit një organizëm të veprojë. Emocionet që ne ndjejmë burojnë nga interpretimi që i bëjmë eksitimit fiziologjik që përjetojmë. Nxitshmërinë fiziologjike ne e lidhim me një emocion të vecantë në varësi të rrethanave që e kanë shkaktuar atë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi trunor.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment