0

Epiteti është fjalë që vë në dukje, sqaron, karakterizon ndonjë veçori ose cilësi të një ideje, të një fenomeni ose sendi.

loading...

Epiteti i zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut:

Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,

N. Frashëri: Histori e Skënderbeut

Këto i njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
Ish një kohë bojë hiri.
Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera, si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i varosur… Noli
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy kuptimeve.

loading...
Asked question