0

Feminizmi është një gamë e lëvizjeve dhe ideologjive që ndajnë një qëllim të përbashkët: të përcaktojë, krijojë, dhe të arrij barazi politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe të drejtat shoqërore për gratë. Kjo përfshin kërkesat për të krijuar mundësive të barabarta për gratë në arsim dhe punësim. Një feminist/feministe mbron ose mbështet të drejtat dhe barazinë e grave. Pra fjala “Feminizëm” do te thote barazi.

loading...

Lëvizjet feministe kanë bërë fushatë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes. Feministët kanë punuar gjithashtu për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual dhe dhuna në familje.

loading...
Asked question