0

Çka është Fimoza ?

Fimoza është ngushtimi unazor i lafshës së penisit në hapjen e saj. Kjo vjen si pasojë e infeksioneve të shpeshta të unazës së lafshës për shkak të pranisë së ngjitjeve të lafshës me kokën e penisit dhe për shkak të higjienës jo të mirë. Fimoza e vërtetë paraqitet me një unazë të bardhë, cikatriksiale (të fortë), të ngushtë dhe është e pazakontë para moshës 5 vjeçare, si dhe zakonisht paraqitet para pubertetit.

Fimoza është shkak i vërtetë dhe më i shpeshtë i cirkumcizionit me indikacion mjekësor.

Simptomat të cilat paraqiten në këto raste janë, irritimi ose gjakderdhja në buzët e lafshës, therja ose dhimbja gjatë aktit të urinimit (dizuria) ose pamundësia për të urinuar.

Ndryshimet që ndodhin në lafshë janë të njohura me emrin balaniti kserotik obliterant (BXO), që mund të jenë kanceroz nëse nuk trajtohet.

Si mund të parandalohet fimoza ?

Fimoza mund të parandalohet me programin ditor të trajtimit higjienik në kuptimin e tërheqjes së lafshës dhe banjave me çaj kamomili.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment