Çka eshte Folja?

187 viewsGjuha dhe Letërsia
0
loading...

Çka eshte Folja?

Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që tregon një veprim apo një gjendje.

 

Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.

Foljet janë fjalë që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

 

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.