Çka është Fusha magnetike ?

0
loading...

Çka është Fusha magnetike ?

Në fizikë, një fushë magnetike është një fushë vektoriale që përshkon gjithë hapësirën dhe e cila shkakton një forcë magnetike mbi një ngarkesë elektrike lëvizëse ose mbi një dipol magnetik (siç janë magnetet e përhershëm). Kur vendoset në një fushë magnetike, dipoli magnetik tenton që të drejtohet sipas një boshti që është paralel me fushën magnetike, siç mund të shikohet edhe nga pluhuri i hekurit në prezencën e një magneti (shikoni pikturën në të djathte). Për më tepër, një fushë magnetike që ndrydhon në kohë shkakton induktimin e një fushë elektrike. Fushat magnetike rrethojnë dhe në të njëjtën kohë kanë si burim korrentet elektrike, dipolët magnetike, dhe fushat elektrike që ndryshojnë në kohë. Fushat magnetike mbartin energjinë e tyre, një denitet energjie e cila është në përpjesëtim të drejte me intensitetin e fushës.

Fusha magnetike e një magneti ideal cilindrik me boshtin e saj simetrik brenda imazhit. Fusha magnetike është e paraqitur nga vijat e fushës magnetike, të cilat tregojnë drejtimin e fushës në pika të ndryshme.
Fenomeni i fushës magnetike shfaqet në disa raste specifike. Për fiziken e materialeve magnetike shikoni artikujt mbi magnetizimin dhe magnetin, ose me specifikisht ferromagnetizmi, paramagnetizmi, dhe diamagnetizmi. Për fusha magnetike konstante, si ato te prodhuara nga dipole stacionare ose nga korrente të qëndrueshëm, shikoni artikullin mbi magnetostatikën. Për fusha magnetike të krijuara nga fusha elektrike që ndryshojnë në kohë shikoni artikullin mbi elektromagnetizmin.

Fusha elektrike dhe fusha magnetike janë dy fusha shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën, ne të dyja drejtimet. Se pari, ndryshime në secilën nga këto dy fusha shkaktojnë (“induktojnë”) ndryshime tek fusha tjetër, sipas ekuacioneve te Maksuellit. Se dyti, sipas teorisë së relativitetit special të Ajnshtajnit, një forcë magnetike në një sistem referencë inerciale shihet si një forcë elektrike në një sistem tjetër nga një observues në atë sistem, or vice-vërsa (shikoni elektromagnetizmi relativist për shembull). Së bashku, ato dy fusha përbejnë fushën elektromagnetike, e cila është koncepti themelor për shpjegimin e dritës dhe valëve elektromagnetike.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.