0

Çka është Gripi sezonal ?

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta.

Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore.

Disa sёmundje kronike apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi. Këto përfshijnë astmёn, sёmundje të mёlçisё, kardiake, neurologjike, pulmonare, probleme tё sistemit imunitar, diabet.

Për vërtetimin e diagnozës së gripit, me strishio merret material nga fyti dhe hunda dhe dërgohen në laborator të specializuar ku në materialet e dërguara vërtetohet prania e virusit ose pjesëve të tij.

Trajtimi i gripit është simptomatik, domethënë trajtohen simptomat, e jo vetë sëmundja. Zbatohet një regjim i caktuar i higjienës dhe të ushqyerit ndërsa me rekomandim të mjekut dhe në varësi nga rëndësia e sëmundjes, mund të jepen edhe disa barna antivirale./KEG Clinic

Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment