Çka është Hernia umbilikale ?

0
loading...

Çka është Hernia umbilikale ?

Formohet si pasojë e dobësimit dhe zgjerimit të unazës umbilikale çka çon në daljen e organeve abdominale përmes defektit të krijuar. Hernia umbilikale ndahet në hernie umbilikale kongenitale dhe hernie umbilikale te adultët. Janë më të shpeshta tek femrat. Defekti në paretin abdominal mund të jetë nga 2-5 cm, por edhe më i madh. Qesja hernare përmban në të shumtën e rasteve ansa intestinale, koloni, stomaku etj. Këto hernie jo rrallë inkarcerohen ose nuk reponohen. Dhimbja është ankesa kryesore. Ajo është e fortë, veçanërisht gjatë kollës ose shtrëngimit dhe përqëndrohet rreth umbilikusit. Herniet e mëdha zakonisht janë të padhimbshme, lëkura sipër masës herniare mund të jetë e skuqur, e hollë dhe ndonjëherë e ulçeruar apo e nekrotizuar. Trajtimi është kirurgjikal.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.