0

Himni është një këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si
simbol i kombit – i shtetit. Çdo shtet ka himnin e vet.

loading...

Himni i Flamurit është simboli i kombit shqiptar.

Ai lidhet me një ngjarje të rëndësishme të histories sonë, me shpalljen e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Atë ditë, u këndua kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, nga të gjithë delegatët dhe “Banda e Lirisë” së qytetit të Korçës.

“Himni i Flamurit” këndohet në këmbë dhe me qëndrimin drejt në shenjë respekti për simbolin.

Himni “Rreth flamurit të përbashkuar” u pranua si Himni Kombëtar Shqiptar.

Vargjet e Himnit janë shkruar nga poeti Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).

Muzika është kompozuar nga Ciprian Porumbesku (kompozitor rumun).

Himni ynë është regjistruar (incizuar) në disa variante.

Sot varianti zyrtar i Himnit Kombëtar është ai i orkestruar për orkestër simfonike
nga “Artisti i popullit” Çesk Zadeja dhe i regjistruar në vitin 1995.

loading...
Asked question