Çka është Homologimi ?

0
loading...

Çka është Homologimi ?

Homologimi është një procedurë, me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve te veçanta te automjetit si teresi, bazuar ne kriteret, te cilat parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore te nje vendi.

Permes homologimit te automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet, testohen pajisjet qe kanë rëndësi për funksionimin e sigurtë dhe ekologjik te automjetit .  Ne lëmin e sigurisë testohen pajisjet me rendesi  per sigurinë aktive te automjetit (psh. frenat, mekanizmi drejtues , gomat, dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse  etj.), dhe për sigurinë pasive te automjetit (psh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e brendshme te automjetit etj.) si dhe kërkesat e pergjithëshme te sigurisë  (psh. mbrojtja nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi matesi, matësi i shpenzimit te karburantit etj.).

Në lëmin e ekologjise testohen emetimet e gazrave qe lirohen nga motori, emetimi i pluhurit nga motori, emetimi i zhurmes, radiointerferencat dhe  pengesat tjera.

gjitha këto pajisje verifikohen bazuar në kriteret e rregulloreve ECE, direktivave EEC si dhe udhëzimit administrativ për homologimin e automjeteve nr. 02/2018 (MI) e Republikës së Kosovës.

Homologimi i automjeteve, respektivisht i pjesëve dhe pajisjeve në automjet, është veprim i cili kryhet para doganimit dhe me të cilin dëshmohet që pjesët e automjetit si dhe automjeti në tërësi, janë testuar në pajtim me ligjet e zbatueshme vendore si dhe me udhëzimet dhe rregulloret evropiane. Ky verifikim ka per detyrë qe të pengojë importin e automjeteve te cilat nuk i plotësojnë kriteret për sa i përket aspektit të sigurisë si dhe normave ekologjike .

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.