Çka është Imuniteti humoral ?

0
loading...

Imuniteti humoral është imunitet tek i cili organizmi prodhon antitruptha të cilat janë në gjendje të sulmojnë trupat e huaj. Antitrupthat sintetizohen në qelizat plazmatike të cilat i prodhojnë B.-limfocitet. Limfocitet B, të cilat përbëjnë 65% të limfociteve në sistemin e qarkullimit të gjakut , sintetizohen në palcën kockore, migrojnë në organet limfatike jotimuse, aty strehohen, pas aktivizimit proliferojnë dhe diferencohen në qeliza plazmatike që sekretojnë antitruptha. Antitrupthat janë glikoproteina në plazmën e gjakut që në mënyrë specifike lidhen për determinantët antigjenike, të cilët kanë provokuar sintetizimin e tyre.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.