Çka është Imuniteti qelizor ?

0
loading...

Në imunitetin qelizor ose celular, qelizat imunokompetente reagojnë me mikroorganizma dhe substanca të huaja,me qelizat e infektuara nga viruset dhe i shkatërrojnë ato. Për këtë imunitet është përgjegjës një lloj i limfociteve të ashtuquajtura T Limfocite. T Limfocitet përbëjnë 35% të limfociteve në qarkullimin e gjakut, formohen në palcën kockore, migrojnë në timus,aty shumohen dhe krijojnë qelizat që popullojnë indet e tjera dhe aty maturohen. Më tej diferencohen në disa tipe: qeliza ndihmëse, qeliza vrasëse, qeliza supresive dhe qelizat T që memorojnë.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.