0

Inflamacioni (Inflamatio) është njëra nga përgjigjet më të shpeshta dhe më të dukshme të organizmit ndaj veprimit të faktorëve të ndryshëm etiologjikë.

Ky është një reaksion i indit të gjallë ndaj dëmtimit dhe përfshin një varg ndryshimesh në enët e gjakut, në gjak dhe në indin lidhor.

Që të gjitha këto ndryshime, kanë për qëllim eliminimin e faktorit të dëmshëm dhe shërimin e indit të dëmtuar.

Përshkruhen pesë shenjat kryesore të inflamacionit:
skuqja (rubor),
ënjtja (tumor),
temperatura e lartë (calor,)
dhembja (dolor) dhe
rënia e funksionit (functio laesa).

Këto shenja janë shumë më të dukshme në inflamacionin akut të lëkurës dhe mukozave.

Si shembull i reaksionit inflamator, mund të merret angina apo inflamacioni i grykës, ku vërehet të skuqurit e mukozës së grykës (rubor), gjëndrat limfatike të zmadhuara dhe ëntje e indit përreth (tumor), gëlltitja e vështirësuar (functio laesa) për shkak të dhembjeve përcjellëse (dolor), ndërsa temperaturës së ngritur lokale (calor) i bashkangjitet edhe ngritja e temperaturës së trupit.

Ose, një shembull tjetër: inflamacioni i gishtit përcillet me skuqjen e lëkurës së gishtit të përfshirë, i cili është i enjtur dhe më i nxehtë sesa gishtërinjtë tjerë dhe ka ndieshmëri të shtuar të dhembjes, kurse lëvizshmëria e tij është e kufizuar.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment