0

Çka është Kolostomia ?


Kolostomia 
është ndërhyrja kirurgjikale nëpërmjet të cilës mundësohet lidhja (anastomoza) e zorrës së trashë me lëkurën e barkut.

Kolostoma zakonisht hapet në pjesën e poshtme majtas të barkut dhe fillon të funksionoj në ditën e tretë ose të pestë pas operacionit.

Fillimisht në qesen e kolostomisë vijnë gazrat, më pas jashtëqitja. Kjo tregon se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Meqenëse në zorrën e trashë prodhohen shumë gazra, për kolostomitë preferohet përdorimi i qeseve me filtër.

Sa më larg nga anusi që të jetë hapur stoma, aq më e lëngshme është jashtëqitja që vjen nga ajo.

Jashtëqitja që vjen nga stomat e vendosura në pjesën e majtë të zorrës së trashë është e ngurtë, ndërsa jashtëqitja që vjen nga stomat e vendosura në pjesën e djathtë të zorrës së trashë është më e lëngshme.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment