0

Çka është Kultura ?

KULTURË f.

Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzit, në zhvillimin shoqëroi e mendor; shkalla e këtyre arritjeve dhe e këtij zhvillimi në një etapë të caktuar; fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. Kultura kombëtare. Kultura shqiptare. Kultura popullore. Kultura e lashtë (mesjetare).
Shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull, një grup shoqëror a një njeri në një fushë të caktuar të veprimtarisë. Kultura shëndetësore. Kultura muzikore. Kultura gjuhësore (e gjuhës).
Tërësia e njohurive dhe e shprehive të sjelljes a të edukatës që përvetësuar a e përvetëson një njeri në shkollë ose në jetë; zhvillimi i veprimtarisë kulturore e artistike. Njeri me kulturë. Ka kulturë të madhe.
bujq. Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet. Kulturat pranverore. Kulturat perimore (bishtajore, vajore, drufrutore). Kultura e grurit (e misrit, e duhanit, e patates). Kulturat e arave. Tokë nën kulturë: tokë e mbjellë. Vë nën kulturë: mbjell.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment