Çka është Lehonia ?

0
loading...

Çka është Lehonia ?

Lehonia është term i cili në gjuhën mjekësore ndryshe quhet edhe periudha puerperale. Ajo fillon nga çasti i daljes së placentës nga mitra e gruas dhe vazhdon deri në javën e 6-të ose deri në javën e 8-të pas lindjes. Gjatë kësaj kohe në organizmin e gruas, zhduken pothuaj të gjitha ndryshimet e shfaqura në lidhje me shtatzëninë dhe procesin e lindjes. Aparati gjenital i gruas, kthehet krejtësisht në gjendjen e para shtatzënisë. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën me gji, mbarimi i periudhës puerperale karakterizohet me shfaqjen e funksionit menstrual, ndërsa tek nënat që ushqejnë fëmijën në gji, menstruacioni shfaqet më vonë dhe shpeshhere ndodh vetëm pasi të ketë ndaluar ushqimi me gji i foshnjës. Vetëm tek disa gra, menstruacioni ndodh pasi të kenë kaluar nga 6-të deri në 8-të javë pas lindjes.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.