Çka është Lidhëza ?

0
loading...

Çka është Lidhëza ?

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore mes tyre. Lidhëzat, si gjithë fjalët shërbyese, nuk kanë kuptim leksikor të pavarur, prandaj nuk mund të jenë as gjymtyrë fjalie. Kuptimin leksikor të lidhëzave e përbejnë marrëdhëniet e ndryshme semantiko-sintaksore që shprehin ato.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.