Çka është Murtaja ?

408 viewsEpidemiologjiaMurtaja
0
loading...

Murtaja është sëmundje e shkaktuar nga Yersinia pestis dhe njihet që nga mesjeta si “sëmundja e zezë”. Emërtimi i tillë është dhënë për shkak se kjo sëmundje shpesh jep gangrenë me nxirje të pjesëve të ndryshme të trupit. Ndjeshmëria e kapilarëve të gjakut rezulton në gjakrrjedhje të lëkurës, të cilat po ashtu mund të japin copëza të zeza në trup.

Morfologjia dhe fiziologjia
Yersinia pestis është bacil Gram-negativ, pleomorf, fakultativ anaerob, me ngjyrosje bipolare dhe i palëvizshëm. Temperatura optimale për rritjen e kësaj baktere është 28°C; është parazit fakultativ brendaqelizor.

Epidemiologjia, transmetimi dhe shfaqjet klinike
Në historinë e njerëzimit, murtaja ka patur tri pandemi duke marrë jetën e miliona njerëzve. Sot, ajo shfaqet vetëm në raste sporadike. Në SHBA, murtaja e kafshëve shfaqet në disa shtete perëndimore, zakonisht tek brejtësit e vegjël dhe te kafshët që ushqehen me këta brejtës.

Njerëzit infektohen prej pleshtave të brejtësve ose gjatë kontaktit me kafshët e infektuara. Pleshtat e marrin Y.pestis gjatë thithjes së gjakut të brejtësve të infektuar. Këto mikrobe e humbin kapsulën e tyre, shumëzohen në traktin tretës dhe pjesërisht e bllokojnë proventrikulin. Gjatë ushqimit në trupin e njeriut, pleshtat i regurgitojnë disa nga mikroorganizmat në plagën thumbuese në lëkurë. Mikrobet të pakapsuluara fagocitohen dhe shkatërrohen nga neutrofilet. Mirëpo, disa nga mikroorganizmat merren nga histiocitet, që nuk mund t’i shkatërrojnë dhe iu lejojnë atyre që të risintetizojnë kapsulën. Mikroorganizmat e kapsuluar, pas lirimit nga histiocitet janë rezistent ndaj fagocitozës. Infeksioni përhapet në nyjet limfatike drenuese, të cilat bëhen të nxehta, të enjtura, të ndjeshme dhe hemoragjike duke formuar bubonet karakteristike nga të cilat është nxjerrë emërtimi murtaja bubonike. Brenda disa orëve bakteret depërtojnë në shpnetkë, mëlqi dhe mushkëri duke shkaktuar pneumoni. Gjatë pranisë në sistemin e qarkullimit të gjakut kjo baktere jep koagulim brendavaskular difuz që qon në formimin e trombeve brendavaskulare dhe lezione puerperike nëpër tërë trupin. Nëse nuk trajtohet, infeksioni ka shkallë të lartë të vdekshmërisë (deri 90%). Bakteret qiten në ambient në trajtë thërmizash gjatë kollitjes duke infektuar njerëzit tjerë në afërsi dhe duke dhënë murtajën pneumonike, e cila shumë vështirë kontrollohet dhe ka vdekshmëri 100%.

Patogjeneza
Në patogjenezën e infeksionit me Y.pestis marrin pjesë shumë faktorë:

Gjeni i quajtur low calcium response (lcr) : është një gjen që kodohet nga plazmidet dhe i mundëson bakteres të rritet në mjedise me përqëndrime të ulëta të Ca++ (mjedisi brendaqelizor). Kjo komponentë, po ashtu, koordinon prodhimin e disa faktorëve virulent, siç janë V, W dhe yops (proteinat e jashtme të Yersinias).

Proteinat V dhe W: kodohen nga plazmidet dhe shoqërohen me profilferim të shpejtë dhe septikemi.

Yops: një grup prej 11 proteinash, që kodohen nga plazmidet; janë esencialë për patogjenezën e brejtësve dhe janë përgjegjës për citotoksicitet, pengimin e migrimit të fagociteve dhe gëlltitjes nga to dhe agregimin e trombociteve.

Antigjeni i mbështjellësit qelizor (F-1): është një kompleks i proteinave dhe polisakarideve që shprehet në 37° C tek strehuesi gjitar, por jo edhe te pleshtat; ka edhe veprim antifagocitar.
Aktivatori i koagulazës dhe plazminogjenit: kodohen nga plazmidet. Koagulaza është përgjegjëse për krijimin e mikrotrombeve kurse aktivizuesi i plazminogjenit promovon përhapjen e mikroorganizmit. Ai, po ashtu shkatërron C3b në sipërfaqen e baktereve duke e dobësuar fagocitozën.

LIBRI
A Journal of the Plague Year by Daniel Defoe (1722)
plague_tr.gif (31994 bytes) plague suit.gif (36797 bytes) Kostumet e murtajës. Sqepi u mbush me vajra me erë të këndshme dhe uthull për t’iu kundërvënë kundërmimit të viktimave të murtajës. Edhepse mjekët në shekullin e XIV nuk e kanë ditur shkaktarin e murtajës, kostumet kanë mundur të jenë efikas deri në njëfarë mase sepse i kanë larguar pleshtat kurse sqepi pengoi depërtimin e tyre. Majtas: Bubonic Plague nga Ely Janis Right: © Bristol Biomedical Image Archive, University of Bristol. Me leje

Diagnoza
Diagnoza klinike mbështet në praninë e buboneve, kurse vërtetimi i saj bëhet me kulturë nga aspirati i nyjeve limfatike. Gjatë manipulimit me mostrat klinike duhet pasur kujdes të jashtëzakonshëm, pasiqë këto mikroorganizma janë shumë infektivë.

Parandalimi dhe kontrolli
Hospitalizimi dhe izolimi i rreptë janë rregullat kryesore në parandalimin dhe kontrollën e sëmundjes. Streptomicina dhe tetraciklina kanë efekt të lartë në kurim. Ekziston një vaksinë e mbytur me formalinë por aplikohet vetëm tek grupet e rrezikuara të njerëzve. Sëmundja bën pjesë në grupin e sëmundjeve karantinoze dhe raportimi i saj është obligativ. Kontrolli i murtajës urbane mbështetet në kontrollin e pleshtave dhe brejtësve.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.