Çka është Ninulla?

182 viewsGjuha dhe LetërsiaNinulla
0
loading...

Këngët e djepit apo ninullat janë këngë lirike, të cilat gjyshet e nënat ua këndojnë foshnjave në djep. Në këto këngë shprehet gëzimi i madh i familjes për lindjen e foshnjës.

Nënat shprehin dëshirat më të mira që sa më shpejt të rritet i shëndoshë e i gëzuar fëmija.

Ja një ninullë:

Nano-nano, djalënë,
Se na zgjoi mëhallënë!
Kush e ka kush e do;
Kush e përkëdhel kur do!
Djal’ i vogël këto do:
Lodrat dhe vallet’ o!
O nana, o nana,
Nënua t’u bëftë kurban!
Që të ka e të mban.
Ririri, ririri,
Kush të ka more flori?
Tyj të ka nënkua në gji!
Oh, oh, flej, moj mollë,
M’u rritsh nanës me shkue në shkollë.
Për me marrë nji dije të hollë,
Për me pasë kshtu nafakë,
M’u ba msuese e m’u plakë!
Nana ty ditë për ditë
Të ven me fjetë e të don me të rritë,
Hajde gjumë, hajde pëllumb,
S’të don kush ma fort se unë.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.