0

Përrallëzat janë tregime të shkurtra në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve.

loading...

Nëpërmjet këtyre vihen në pah disa dukuri e marrëdhënie shoqërore.

Bashkë me përrallat ato janë ndër krijimet më të vjetra popullore.

Origjina e tyre është shumë e lashtë, që prej kohës së njeriut primitiv.

Populli nëpërmjet të një humori therës me anë të përrallëzave kritikon dobësitë e njeriut në përgjithësi.

Përrallëza ka qenë një armë e fortë për të kritikuar në mënyrë të tërthortë realitetin shoqëror, atëherë kur shumë konstatime të vërteta nuk mund të thuheshin haptas.

Shumë përrallëza mund të shërbejnë edhe si mjet edukues e didaktik. Përrallëza kanë shkruar: Ezopi, La Fonteni, Naimi,Çajupi etj.

loading...
Asked question