0

Çka është Pneumologjia ose Pulmologjia ?

Pneumologjia ose Pulmologjia (rrjedh prej gjuhës greke πνευμονολογία lënda mbi shërimin e mushkërinjëve“, nga πνεύμονας që do të thotë „mushkëri“ dhe nga πνεύμα „frymëmarrja“ dhe λόγος „shkencë“ ndërsa në gjuhën latine pulmo „mushkëri“) është degë e mjekësisë së brendshme (interne), e cila merret kryesisht me sëmundjet e mushkërive.

Pneumologjia merret me profilaksën, zbulimin dhe trajtimin konservativ të sëmundjeve të mushkërive, bronkieve, mediastinusit si dhe të pleurës. Ndërsa Kirurgia toraksale është pjesë e kirurgjisë, kurse rrezatimi i tumoreve të mushkërive është pjesë e radiologjisë, kurse kemoterapia e tumoreve të mushkërive është pjesë e onkologjisë por nuk hyn direkt në Pneumologji.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment