Çka është Pneumonia ?
Pneumonia është një inflamacion i një ose të dyja mushkërive, i cili zakonisht shkaktohet nga:
një infeksion viral (të tilla si viruset e gripit);
një infeksion bakteror (më i zakonshmi është Streptococcus pneumoniae); mikroorganizmave të tjera (myku);
disa barna;
sëmundjet autoimune.
Ky inflamacion shkakton mbushje të alveolave të mushkërive me fluid (lëng), duke vështirësuar funksionimin e tyre.
Në dimër, numri i rasteve të pneumonisë rritet. Kjo për shkak se infeksione të tilla si gripi janë më të zakonshme në stinën e dimrit dhe përhapen shpejt nga personi në person. Gripi ulë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun pneumonisë.