0

Çdo vepër letrare është e shkruar në njërën prej këtyre tri gjinive: lirike, epike dhe dramatike.

loading...

Poezia lirike hyn në radhën e krijimeve më të lashta letrare. Ajo u shfaq qysh atëherë kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë. Ajo në fillim kishte lidhje të ngushtë me melodinë, muzikën dhe vallen. Disa nga këto veti i ka ruajtur edhe sot e kësaj dite.

Poezia lirike ka si objekt të shfaqurit e përjetimeve të vetë këngëtarit a vjershëtarit.

Fjala LIRIKË rrjedh prej greqishtes LYRA. Lyra ishte një vegël muzikore me të cilën grekët e vjetër i përcjellin këngët lirike. Më vonë emri i kësaj vegle muzikore u përdor për të treguar veprat letrare që i përkasin poezisë lirike.

Vetia themelore e poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta, si: gëzimet, kënaqësitë, dëshirat, shpresat, dhembjet dhe vuajtjet. Për këtë arsye kjo poezi është quajtur edhe poezi subjektive. Kur poeti lirik është i pikëlluar,edhe natyrën dhe çdo gjë në përshkrimin e vet e paraqet të pikëlluar dhe anasjelltas, kur ai është i gëzuar çdo gjë e paraqet përmes një gazmendi të pashoq.

Nëpërmjet gjendjes shpirtërore të shkrimtarit ne njohim jo vetëm shkrimtarin, por edhe shtresën, klasën, popullin të cilit ai i takon. Si shembull poezish lirike mund të marrim cilëndo këngë popullore dashurie,djepi (nina-nëna), dasme e vaji ose një varg vjershash të poetëve tanë, p.sh. “Fjalët e qiririt” e Naimit, “Kënga e rinisë” e Migjenit, “Anës lumenjve” e Nolit.

Poezia lirike ndahet në lloje të shumëta.

Llojet e saj janë: poezia përshkruese,poezia e dashurisë, oda, elegjia, epitafi, epigrafi, poezia patriotike, poezia sociale,himni, poezia satirike, poezia mendimtare, poezia idilike etj.

loading...
Asked question