0

Poezia

Poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike(letrare) siç janë rima, metafora, krahasimi, hiperbola,litota etj.

Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë “Epi i Gilgameshit” (1700 p.e.s.), pjesë të Biblës dhe veprat e Homerit.

Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj.

Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën.

Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezia dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot.

Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shumë civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë.

Poezia shkon gjithmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.

Poezia
Poezi
Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment