Çka është prediabeti ?
🔶️ Kjo do të thotë se vlera e sheqerit është mbi normale, por jo aq e lartë për t’u konsideruar diabet tip 2. Nëse nuk ndryshohet mënyra e të ushqyerit dhe e jetesês, të rriturit (por edhe fëmijët) me prediabet mund të zhvillojnë diabet tip 2.
Lajmi i mirë është që është i mundur parandalimi i kalimit nga prediabeti në diabet. 🙂
Po cilat janë vlerat normale të shqerit?
Duhet të caktohet glikemia esull (dmth marrja e mostrës së gjakut në mëngjes pasi nuk keni pirë as ngrënë).
#Normale është vlera nën 5.6 mmol/L
Vlera midis 5.6 dhe 6.9 mmol/L quhet #prediabet
Nëse glikemia është mbi 7 mmol/L në dy matje të veçanta konsiderohet #diabet.
☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)