Çka është Pushteti ?

24 viewsFjalorPushteti
0
loading...

Çka është Pushteti ?

 

PUSHTET m.

1. Sundim politik i një klase, i një grupi shoqëror etj., që shprehet në të drejtën dhe mundësinë për të qeverisur shtetin, një krahinë, një rreth etj. nëpërmjet organeve të zgjedhura a të emëruara, kolegjiale a të përbëra nga një njeri i vetëm. Pushteti politik. Pushtet popullor. Pushtet i pakufizuar. Pushtet ekzekutiv (legjislativ). Pushteti shtetëror. Pushteti i klasës punëtore. Pushteti i borgjezisë. Pushteti i Këshillave Nacionalçlirimtare. Pushteti i mbretit. Çështja e pushtetit. Marrja e pushtetit. Vendosja e pushtetit popullor. Përqendrimi i pushtetit. Ndarja e pushtetit. Organet e pushtetit. Lufta për pushtet. Rrëmbeu pushtetin. Pushteti i përket popullit. Kalimi i pushtetit në duart e klasës punëtore. Ndodhet (është) në pushtet. Është i veshur me pushtet.

2. bised. Organet e qeverisjes së shtetit, të një krahine, të një rrethi etj.; administrata shtetërore në një vend, në një krahinë, në një rreth etj.; qeveria. Pushteti lokal. Veprimtaria e pushtetit. Ndërtimi i pushtetit. Përfaqësues i pushtetit. Shokët (drejtuesit) e pushtetit në rreth. Zyrat e pushtetit. Zgjedhjet për pushtetin lokal. Lidhjet e pushtetit me popullin.

3. E drejta dhe mundësia që ka dikush për të urdhëruar dikë, për të vepruar ose për të ndikuar mbi dikë a mbi diçka; fuqia që ka dikush a diçka; ndikimi që mund të ushtrojë dikush a diçka mbi një tjetër. Pushteti prindëror (atëror). Pushteti i njeriut mbi vetveten. Pushteti i parasë. Ka pushtet të madh mbi të. Nuk iu nënshtrua pushtetit të burrit. S’ka pushtet të kapërcejë pragun.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Write your answer.