Çka është Radiologjia mjekësore ?
Radiologjia mjekësore (Imazheria) – merret me prodhimin dhe interpretimin e imazheve radiologjike për qëllime diagnostike ose terapeutike. Ajo quhet edhe radiologji diagnostike ose radiodiagnostikë, këto terma janë në fakt ekuivalente dhe rrjedhin nga parimi bazë për marrjen e imazheve radiologjike, domethënë përdorimi i rrezatimeve jonizuese të veçanta (rrezet X).
Radiologjia është një prej shpikjeve që ka bërë revolucion në mjekësi. Përmes saj dege mjekësore, tani është e mundur diagnostifikimi i hershëm i shumë sëmundjeve të ndryshme si pneumonia, frakturat kockore, infeksione kockore, arthrite, kancer, kolapsin pulmonar, etj.
Radiografia është e shpejtë dhe e thjeshtë kështu që vjen në ndihmë veçanërisht në diagnozat emergjente për trajtim.
Drejtohuni tek KEG Clinic për konsultë me mjekun dhe ekzaminimet radiologjike!
Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj