WordPress database error: [Duplicate entry '0' for key 'id']
INSERT INTO wp_related_post_stats ( id, from_id, to_id, date ) VALUES ( 0, 46775, 46775, '2020-12-02' )

Çka është Sepsa ?

246 viewsSëmundjet InfektiveSepsa
0
loading...

Çka është Sepsa ?

Sepsa është një sëmundje serioze. Kjo ndodh kur trupi juaj ka një përgjigje immune jorezistuese ndaj një infeksioni bakterial. Kemikaliet e lëshuara në gjak për të luftuar infeksionin shkaktojnë inflamacion të përhapur. Kjo çon në mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhje nga enët e gjakut. Ato shkaktojnë dobësim në qarkullim të gjakut, që privon furnizimin me ushqim dhe oksigjenorganevetrupit tuaj. Në raste të rënda, një ose më shumë organe dështojnë. Në rastet më të këqia, presioni i gjakut bie dhe zemra dobësohet, duke shkaktuar shokun septik.

Çdokush mund të marrë sepsë, por rreziku është më i lartë tek:

– Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar

– Foshnjat dhe fëmijët

– Të moshuarit mbi 65 vjeqar

– Njerëzit me sëmundje kronike, si diabeti, SIDA, kanceri, dhe sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë

– Njerëzit që vuajnë nga një djegie e rëndë ose trauma fizike

Simptomat e zakonshme të sepsës janë ethet, të dridhurat, frymëmarrje e shpejtë dhe rrahje të shpejta të zemrës, skuqje, konfuzion dhe dezorientim. Mjekët e diagnostikojnë sepsën duke përdorur një analizë gjaku për të parë nëse numri i qelizave të bardha të gjakut është abnormal. Gjithashtu bëhen edhe analiza laboratorike që kontrollojnë për shenjat e infeksionit.

Njerëzit me sepsë zakonisht trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv të spitalit. Mjekët përpiqen të trajtojnë infeksionin, të mbajnë organet vitale dhe të parandalojnë një rënie të presionit të gjakut. Shumë pacientë marrin oksigjen dhe infuzione intravenoze (IV). Llojet e tjera të trajtimit, të tilla si respiratorët (oksigjenimi) ose dializa e veshkave, mund të jenë të nevojshme. Ndonjëherë, intervenimi kirurgjik është i nevojshëm për të pastruar infeksionin.

NIH: Instituti Kombëtar i Shkencave të Përgjithshme Mjekësore.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Asked question
Write your answer.