Çka është Sistemi periodik i elementëve ?

0
loading...

Sistemi periodik i elementëve (shkurt:SI) është skema me të cilën renditen elementet sipas numrit të tyre atomik “Z”. I ideuar nga kimisti rus Dimitrij Mendeleev në 1869, dhe në të njëjetën kohë por në mënyre të pavarur nga kimisti gjerman Julius Lothar Meyer (1830 – 1895), fillimisht kishte shumë hapësira boshe, të parashikuara për elementet që do të zbuloheshin në të ardhmen, disa në gjysmën e dytë të viteve 90′. Në nder të kimistit rus sistemi periodik quhet ndryshe dhe tabela e Mendelejevit. Sistemi periodik ndahet në grupe dhe perioda.Ky sistem periodik ka 18 grupe dhe 7 perioda. Periodat janë rende horizontale , ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë tabelë , secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë perioda te shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda shumë e gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit quhen elektrone valentore.

Çdo grup (shtylle e sistemit) përmban elementet të cilët kanë të njëjtin konfigurim elektronik të jashtëm (mënyrën sesi elektronet shpërndahen rreth bërthamës). Brenda çdo grupi gjenden atome me veti të ngjashme.
Çdo periode (rrjesht i tabelës) fillon me një element atomi i të cilit ka një konfigurim të jashtëm të tipit “s” ose “ns”, ku “n” është numri kuantik parësor, dhe duke vazhduar në atomet e tjera të periodës, numri atomik “Z” rritet me nga një njësi në çdo kalim.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.