0

Çka është Sovraniteti ?

SOVRANITET m.

E drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhëniet me shtetet e tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhri ose kontrolli nga të tjerët. Sovranitet i plotë. Sovraniteti i atdheut. Mbrojtja e lirisë, e pavarësisë dhe e sovranitetit. Ushtrimi i sovranitetit mbi ujërat territoriale.

Etimologjia e fjalës sovranitet vjen nga latinishtja superus, që do të thotë superior. Sovraniteti është parimi i autoritetit suprem. Në fushën e politikës, sovraniteti është e drejta absolute e e ushtrimit të një autoriteti (legjislativ, juridik, ekzekutive) në një rajon, në një vend apo mbi një popull.

Sovraniteti kombëtar karakterizon pavarësinë e shtetit komb në raport me shtetet e tjera ose me institucionet ndërkombëtare, përveç autoriteteve që ky shtet ka pranuar lirisht të cedojë.

Sovraniteti është përcaktuar nga Jean Bodin (1530-1596) në traktatin e tij “Gjashtë librat e Republikës” si një atribut thelbësor i shtetit: “Sovraniteti është fuqia absolute dhe e përhershme e një republike“. Asnjë pushtet nuk është më superior se pushteti sovran, që nuk mund të zhduket, por edhe nuk është i pakufizuar (ushtrohet mbi domenin publik, jo privat).

Kufizimet mund të jenë të faktit: kur rrjedhin nga pamundësia e Shtetit të kontrollojë në mënyrë kapilare aspekte të ndryshme të jetës së vendit dhe mund të jenë juridike: kur rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare me synim sigurimin e bashkëekzistencës midis shteteve dhe ruajtjen e të drejtave të njëriut për popujt dhe individët e veçantë.

Për Jean-Jacques Rousseau, populli është i vetmi mbajtës legjitim i sovranitetit. Sovraniteti mund të mbahet dhe ushtrohet nga:

Perëndia apo priftërinjtë (teokraci)
një person i vetëm (monarki)
një grup njerëzish (oligarki)
kombi (demokracia përfaqësuese)
populli (demokracia e drejtpërdrejtë)

Në të drejtën, është Kushtetuta ajo që përcakton se si ushtrohet sovraniteti, cilat janë institucionet që kanë fuqi dhe se si ato kontrollohen.

Aspekti i jashtëm i sovranitetit është pavarësia. Shteti sovran është sinonim i shtetit të pavarur, duke qënë në pozicionin e barazisë juridike me shtetet e tjera dhe që përcakton lirisht politikën e tij të jashtme dhe të brendëshme, duke nënkuptuar lirinë analoge të zgjedhjeve.

Sovraniteti mund të kuptohet në dy këndvështrime, në atë juridik dhe atë politik. Përmes sovranitetit jurik Shteti mund të hyjë në marrëdhënie me shtete të tjerë apo organizata ndërkombëtare përmes njohjes dhe respektimit të traktateve ndërkombëtare dhe aleancave apo detyrimeve diplomatike. Sovraniteti politik i referohet fuqisë së Shtetit për të imponuar çdo gjë që atij i duket e nevojshme. Megjithse shtetet kanë sovranitetin juridik, sovraniteti politik shpesh varet nga opinioni i shteteve të tjerë në termat e zhvillimit të tyre social, politik dhe ekonomik.

Në kushtet e globalizmit dhe të procesit të integrimit europian, sovraniteti i kufizuar është bërë tashmë një realitet, duke u kthyer në një temë të nxehtë të debatit politik si edhe të shkencave politike.

Nga ushtrimi i sovranitetit rrjedh dhe e drejta e shtetit për të mbrojtur qytetarët e tij të cilët ndodhen në territorin e një shteti tjetër.

Sovraniteti, Kuptimi i fjalës

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment