0

1. Erë e vrullshme dhe e shpejtë, që mund të shoqërohet me shi ose me borë dhe që merr çdo gjë përpara; furtunë. Stuhi me shi (me borë). Stuhi rëre. Stuhi në det. Stuhi që rrëzon pemët. Ngrihet (fillon, pushon) stuhia. Çan stuhinë.
2. fig. Diçka në sasi të madhe që vjen me vrull; breshëri. Stuhi duartrokitjesh (brohoritjesh).
3. fig. Ngjarje e papritur, e shoqëruar me vështirësi, turbullime e me pasoja të rënda për jetën e një vendi a të një njeriu. Stuhitë e jetës. Do të përballojmë çdo stuhi. Kaloi edhe kjo stuhi.
4. fig. Lëvizje shoqërore ose ngjarje që zhvillohet me vrull dhe që sjell ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve dhe të shoqërisë. Stuhi revolucionare. Stuhia e luftërave.
Kush mbjell erën do të korrë stuhinë (furtunën) fj. u. libr. shih te MBJELL. Stuhi magnetike fiz. trazim i papritur i fushës magnetike të Tokës që shkakton lëvizje të parregullta të gjilpërës magnetike dhe çrregullime në radiondërlidhje.

loading...
loading...
Asked question