0

Çka është Ultrazëri i gjirit ?

Ultrazëri i gjirit është analizë imazherike e cila bëhet për të identifikuar ndonjë ndryshim jo normal në gjirin tuaj. Si metodë radiologjike e ekzaminimit ultrazëri nuk prodhon rrezatim dhe si e tillë është metodë jo e dëmshme dhe pa efekte anësore. Është metodë joivazive dhe aspak e dhimbshme.

Me rritjen e numrit të rasteve me patologji të gjirit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt në nivel botëror, ekzaminimi i gjirit ka gjetur aplikim të gjerë dhe zë vend të rëndësishëm në diagnostifikimin e sëmundjeve të gjirit.

Ultrazëri i gjirit mund të bëhet në çdo moshë si dhe në çdo periudhë të jetës së femrës (shtatëzani , gjidhënie).
Kontrollat e rregullta të gjinjëve me ultrazë mundësojnë detektimin e ndryshimeve sa më herët, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më i saktë dhe i sukseshëm.

Këtë shërbim e ofrojmë me ultrazë me imazheri mjaft të sofistikuar që mundëson diagnostifikim me saktësi të lartë.
Për çdo dyshim që mund të keni ju mund të n’a kontaktoni për të marrë këshillat e duhura nga Dr. Afrora Avdyli dhe për të caktuar terminin tuaj.

Për më shumë info ⬇
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Terminali Doganor Fitorja, afër rrethit të Shqiponjës, Ferizaj

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment