Çka është Ushqimi ?

369 viewsFjalorUshqim Ushqimi
0
loading...

Çka është Ushqimi ?

USHQIM m.

1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve 1-3, 5-6 të foljes USHQEJ dhe kuptimeve 1, 2, 4,5 të foljes USHQEHEM. Ushqimi i rregullt. Ushqimi i fëmijës. Ushqimi i të sëmurit. Ushqimi i bagëtisë (shpendëve). Ushqimi me gjak. Ushqimi me energji. Ushqimi me dru (me qymyr). Regjimi i ushqimit. Nuk vlen (nuk bën) për ushqim.
2. Gjithçka që hanë njerëzit dhe kafshët dhe që mund të përpunohet të përvetësohet nga organizmi. Ushqim i thatë (i lëngshëm). Ushqim i mirë (i zgjedhur, i përshtatshëm). Ushqim i freskët (i prishur). Ushqim i bollshëm (i paktë, i pamjaftueshëm). Ushqime të pasura. Ushqim i gatshëm (gjysmë i gatshëm). Ushqim i konservuar. Ushqim i përpunuar (i papërpunuar). Ushqime bimore (shtazore). Ushqim natyror. Ushqim natyror. Ushqim plotësues. Ushqim i njomë (i gjelbër). bujq. bar i njomë ose bimë të tjera të njoma që i jepen bagëtisë. Ushqim i thatë (i trashë, i ashpër). bujq. bari ose jonxha e thatë, kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë. Ushqim për kafshë. Aparati i tretjes së ushqimit. Përgatit ushqimin. Ziej ushqimin. Ha ushqim. Përtyp ushqimin. Tret ushqimin. Gjej (siguroj) ushqimin.
3. vet. Sendet e ndryshme të përpunuara (oriz, sheqer makarona, fasule, vaj etj.), që i blejmë në treg për t’u ushqyer. Dyqan ushqimesh. Çantë ushqimesh. Blej (marr)ushqimet.
4. Lënda ushqyese që përmban një send dhe që përvetësohet nga organizmi. Mjalti ka shumë ushqim. Nuk përmban asnjë lloj ushqimi.
5. Tërësia e lëndëve joorganike që ndodhen në tokë, të cilat thithen dhe përpunohen nga bimët. Bima thith ushqimin nga toka.
6. spec. Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon një makinë a një pajisje ose gjithçka që përpunohet prej tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka. Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin.
7. fig. Ajo që shërben për edukimin dhe për brumosjen ideologjike e shpirtërore të njeriut. Ushqim shpirtëror. Ushqim për mendjen. Shtypi është ushqim i përditshëm. Librat janë ushqim për të gjithë.
8. fig. Ajo që jep shkas të zhvillohet a të përhapet diçka, burimi që ushqen diçka. Ushqim për thashethemet. I jep ushqim për diçka.
Ushqimi social tërësia e gjellëtoreve, e restoranteve, e kafeve etj. që shërbejnë për popullsinë sendet ushqimore që tregtohen në këto njësi.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.