Çka është Vibrio Cholerae?

121 viewsMikrobiologjia
0
loading...

Çka është Vibrio Cholerae?

Këto janë baktere Gram negative. Janë në formë të presjes, anaerobe fakultative dhe oksidazë pozitive. Më i rëndësishmi është Vibrio Cholerae ( figura 8 dhe 9) , shkaktare e kolerës. Ajo ka kërkesa të thjeshta nutritive dhe lehtë kultivohet. V cholera është gjetur në fecesin e personave të infektuar dhe përfundon në pajisjet e ujit në qoftë se ujërat e zeza nuk përpunohen. Kështu që mikroorganizmi përhapet duke pirë ujin e kontaminuar. Mikroorganizmat mbijetojnë në ujin e freskët dhe ngjajshëm me vibriot tjera në ujin e njelmët. Ushqimi, pas ujit të kontaminuar, është rrugë tjetër e kontaminimit. Kjo është primarisht sëmundje e botës së tretë. NëSHBA është vrejtur tek udhëtarët ndërkombëtar, poashtu ndonjeherë është parë pas konsumimit të ushqimit të detit. Në zorrë, mkroorganizmat aderojnë për epitelin e intestinumit pa e penetruar. Aderimi për mikrovile është i rëndësishëm për patogjenezë. Pastaj vjen deri te sekretimi i toksinës së kolerës.

No tags for this post.

Related posts

Asked question
Add a Comment
Write your answer.