0

Antibiotikët dhe trajtimi i infeksioneve

Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë infeksione, p.sh. hunda ka një membranë të ngjitshme, e cila i kap mikrobet e inhaluara, lotët përmbajnë substanca të cilat i vrasin bakteret dhe lukthi prodhon acid, i cili mund të shkatërrojë shumë mikrobe të gëlltitura.

Në përgjithësi, duke jetuar shëndetshëm (ngrënia e ushqimeve të duhura, pirja e sasive të mëdha të ujit dhe pushimi i mjaftueshëm), këto pengesa natyrore na ndihmojnë që të jemi të shëndetshëm. Megjithatë, në disa raste mikrobet mund të kalojnë këto pengesa dhe të hyjnë në trupin tonë.

Në të shumtën e rasteve sistemi imun i mposht mikrobet e dëmshme që hyjnë në trup, por në disa raste sistemi imun ka nevojë për ndihmë.

Antibiotikët janë disa barna të veçanta që mjekët i përdorin për të mbytur bakteret e dëmshme. Disa antibiotikë e pengojnë shumimin e baktereve dhe disa i mbysin ato.

Antibiotikët shërojnë sëmundjet e shkaktuara nga bakteret, si meningjiti, tuberkulozi dhe pneumonia. Ato nuk i dëmtojnë viruset, prandaj nuk mund të shërojnë sëmundjet si ftohjet dhe gripi, të cilat shkaktohen nga viruset. Para zbulimit të antibiotikëve bakteret e dëmshme kanë vrarë shumë njerëz. Por sot, shumica e infeksioneve bakteriale trajtohen lehtë me antibiotikë – por bakteret janë duke u kundërpërgjigjur!

Me espozimin e shtuar ndaj antibiotikëve bakteret janë duke u bërë rezistente në to. Kjo nënkupton se infeksionet bakteriale edhe një herë janë duke rrezikuar jetën.

Ne mund të ndihmojmë në parandalimin e rezistencës në mënyra të ndryshme: – përdorni vetëm antibiotikë të përshkruar nga mjeku – gjithmonë përfundoni trajtimin e përshkruar – mos përdorni antibiotikë për kollitje dhe ftohje të thjeshta

Gjithashtu ekzistojnë edhe barnat antivirale dhe barnat antifungale; megjithatë, është e rëndësishme që mjeku t’i jep ato.

Shumë barna që merren pa recetë janë për lehtësimin e simptomave të infeksionit, p.sh. barnat kundër dhimbjes ose barnat që e ulin temperaturën e ngritur trupore.

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment