loading...
Çka janë daltonizmi, hemofilia dhe albinizmi?
Daltonizmi është sëmundje gjenetike e lidhur me gjininë, më saktë me kromozomin X. Manifestohet me paaftësinë e dallimit të ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër. Hemofilia është sëmundje gjenetike e cila gjithashtu është e lidhur me gjininë – me kromozomin X, dhe kryesisht paraqitet tek meshkujt. Në gjakun e personave të prekur nga hemofilia mungon proteina e cila është e domosdoshme për koagulimin e gjakut. Albinizmi është mutacion i shpeshtë gjenetik te njerëzit, i cili manifestohet si mungesë e pigmentit të lëkurës dhe të qimeve. Paraqitet edhe te femrat edhe te meshkujt si dhe tek kurrizorët e tjerë.
No tags for this post.Related posts
Gazeta Shëndeti Changed status to publish