0

Çka janë infeksionet urinare ?

Infeksionet urinare zakonisht janë infeksione bakteriale të veshkave dhe fshikëzës së urinës.

Ato mund të shkaktohen nga shumë mikororganizma, por më së shpeshti nga bakteret gram negative si escherichia coli, proteus, klebsiella, enterobacter, psedomonas.

Simptomat janë të shprehura në formën e urinimit shpesh të dhimbshëm, ndjesi djegie gjatë urinimit, i shoqëruar me urinim natën dhe dhimbje në legen dhe kurriz.

Rruga më e zakonshme e përhapjes së infeksionit është përmes infiltrimit të baktereve nga lëkura rreth organeve gjenetale dhe rektumit drejt fshikëzës së urinës, që është bazë e mirë për zhvillimin e baktereve.

Nëse lihen pa u trajtuar, apo trajtohen pjesërisht ato mund të japin komplikacione:
• Infeskione përsëritëse, të paktën 3 herë në vit, dhe më shpesh tek gratë,
• Dëmtime të veshkës nga infeksone akute apo kronike sidomos në moshat e reja,
• Rritje të rrezikut për lindje parakohe dhe lindje të fëmijëve me peshë të vogël./KEG Clinic

Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment