0

Trombocitet , Pllakëzat e gjakut, Trombociti


Trombocitet
janë pllakëzat e gjakut, të cilat kanë rol në hemostazë (pengimin gjakderdhjes) dhe në koagulimin e gjakut.

Trombociti ose pllakëzat e gjakut janë qeliza në formë të pllakës per nga e kane marre edhe emrin, për nga madhësia janë shumë më të vogla se eritrocitet, madhësia e tyre përmban diku rreth 4,5 mikrometër.

Luajnë një rol të rëndësishëm fiziologjik, pra në koagulimin e gjakut, gjegjësisht në parandalimin e gjakderdhjes (Hemostaza). P.sh. gjatë prerjes, trombocitët e bëjnë ngjizjen e gjakut kështu që në këtë mënyrë mundëson që të ndërpritet gjakderdhja.

Sa është numri i trombociteve ?

 

Numri i përgjithshëm i trombociteve në gjak përmban diku 150.000 -380.000/µl.

Ku prodhohen pllakëzat e gjakut ?

 

Trombocitet prodhohen në organet: shpretkë, mëlçi dhe mushkëri.

Pllakëzat e gjakut prodhohen nga copëtimi i qelizave të mëdha të quajtura megakariocitë.

Sa jetojnë pllakëzat e gjakut ?

Trombocitet jetojnë në gjak prej 8 deri 12 ditë.

VLERAT NORMALE

Meshkuj dhe femra: 150-400 x 10 në 9/l

ÇKA TREGOJNË REZULTATET?

Vlerat e larta: tromboza (koagulimi spontan i gjakut).

Vlerat e ulëta: sëmundjet autoimune, gjakderdhjet e imta spontane, te marrja e citostatikëve, pas transfuzionit të gjakut.

 

Shih edhe:

Ku prodhohen trombocitet dhe eritrocitet?

Cilat janë llojet e formave të trombociteve ?

Cilat janë vlerat referente të Trombociteve?

Kur paraqitet ulja apo zvogëlimi i Trombociteve?

 

Gazeta Shëndeti Changed status to publish
Add a Comment