0

Gjatë shtatzënisë ndryshimet hormonale sjellin edhe ndryshime në përbërjen e pështymës. Për këtë arsye mund të ndodhi prishja e dhëmbëve dhe dëmtimi i gingivave. Shumë shpesh gratë shtatzëna vuajnë nga peridontite dhe infeksione të tjera të gojës. Studimet e fundit kanë treguar se gratë që vuajnë nga infeksione të gojës dhe mishrave të dhëmbëve gjatë shtatzënisë kanë më shumë shanse të kenë lindje preterm, foshnje të lindura me peshë të ulët. Kjo si rezultat i pranisë së disa bakterieve në gojë të cilat kalojnë placentën dhe sjellin një rritje të prostaglandinave duke stimuluar lindjen Për këtë arsye higjiena e gojës, larja e mirë dhe rregullisht e dhëmbëve është mjaft e rëndësishme gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhen të kontrollojnë dhëmbët tek dentisti. Në muajt e parë nuk këshillohet bërja e radiografisë së dhëmbëve. Gjithmonë të këshillohet nëna se duhet njoftuar dentisti për shtatzëninë.

loading...
loading...
Asked question