Çka shkakton gjumi i paktë ?
Gjatë gjumit trupi intensifikon reagimin imun ndaj viruseve dhe baktereve. Për pasojë, gjumi i paktë nuk lejon që trupi të luftojë sëmundjet në mënyrë efektive, siç konfirmohet nga një studim i botuar në Pflügers Archiv – European Journal of Physiology.
“Studime të tjera kanë treguar se sistemi ynë imunitar funksionon ndryshe në varësi të kohës së ditës”, konfirmon Profesor Carlo Selmi,Udhëheqës i Reumatologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Humanitas dhe
profesor në Universitetin e Milanos.
Këshilla: 7-8 orë gjumë lejojnë që sistemi imunitar të jetë në efikasitetin maksimal.