0

Kush duhet të vaksinohet kundër gripit ?

Gripi mund të shpie në komplikime të cilat mund të zhvillohen në sëmundje serioze dhe të rrezikshme, veçanërisht te të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë, individët e tillë me rrezikshmëri të lartë këshillohen që të vaksinohen cdo vit për tu imunizuar ndaj gripit. Sigurisht, vaksinimi duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun, në mënyrë që këta persona të forcojnë sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të formës së rëndë të sëmundjes me komplikacione ose dhe me rrezik vdekjeje.
Ata janë:
• Personat më të vjetër se 50 vjeç,
• Fëmijët dhe adoleshentët,
• Banorët e shtëpive të të moshuarve,
• Të rriturit dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës dhe të sistemit të enëve të gjakut, personat që vuajnë nga sëmundje të sistemit të frymëmarrjes duke përfshirë këtu dhe fëmijët me astmë,
• Të rriturit dhe fëmijët me gjëndje të mëposhtme shëndetësore:
o Sëmundje kronike të metabolizmit (psh diabeti)
o Sëmundje të veshkave
o Përdoruesit e ilaçeve ose ne rastin e sëmundjeve të cilat çojnë ne rënien e sistemit imunitar
o Sëmundjet e gjakut, zakonisht çrregullime të hemoglobinës (hemoglobinopatinë)
• Fëmijët dhe adoleshentët në terapi të gjata me aspirine
• Femrat që janë në pritje të një shtatzanie të mundshme gjatë sezonit të gripit.

Përveç këtyre, vaksinimi rekomandohet dhe për:
• Stafin e kujdesit shëndetësor,
• Stafin e shtëpive të të moshuarve dhe të institucioneve të ngjashme,
• Ofruesit e shërbimeve të kujdesit të shtëpive të personave me rrezikshmëri të lartë,
• Anëtarët e familjeve të personave me rrezikshmëri të lartë,
• Të gjithë personat e çdo lloj moshe, të cilët dëshirojnë të zvogëlojnë rrezikun e sëmurjes nga gripi, duke përjashtuar këtu personat alergjikë ndaj vezëve.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment