Kush mund të preket nga Osteoporoza?

241 viewsOrtopediaOsteoporoza
0
loading...

Osteoporoza prek si femrat ashtu edhe meshkujt. Keqkuptimi më i zakonshëm është se osteoporoza prek vetëm femrat. Është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të rrezikuara për osteoporozë, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës.

Disa faktorë rreziku duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Këta faktorë mund të jenë të pandryshueshëm ose të modifikueshëm

Faktorë të pandryshueshëm janë: mosha, gjinia (gratë, sidomos mbas menopauzës, janë më të rrezikuara), historitë familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit me osteoporozë), menopauza, hypogonadizmi te meshkujt, përdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve (si kortizonikë, hormone të tiroides, atiepileptikë, citostatikëj), artriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike (si keqpërthithja, sëmundjet e mëlçisë, hyperthyroidismi, etj.).

Megjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen, është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual apo të modifikueshëm, të cilët mund të mbahen nën kontroll.
Këta faktorë përfshijnë: konsumin e lartë të alkoolit, pirjen e duhanit, indeksin e ulët të masës trupore (nëse është < 19-20kg/m2, kjo rrit rrezikun për fraktura), ushqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina, marrjen e paktë/deficitin në vitaminë D, aktivitetin e paktë fizik, etj.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.