Nga se shkaktohet kjo humbje e tonusit muskulor?

59 viewsPsikiatriaNarkolepsia
0
loading...

Nga se shkaktohet kjo humbje e tonusit muskulor?

Një sulm i katapleksisë zakonisht shkaktohet nga reaksione të forta, eksitim, befasi ose zemërim. Faktorët që kontribuojnë në sulmet e katapleksisë përfshijnë lodhjen fizike, stresin dhe përgjumjen. Sulmet e rënda të katapleksisë mund të rezultojnë me një kolaps të plotë fizik, me një rrëzim në tokë dhe rrezik të lëndimit. Më të zakonshme janë format më të buta të katapleksisë. Këto forma përfshijnë grupe të caktuara muskulare dhe rezultojnë me simptoma të tilla klinike, si: vështirësi në mbajtjen e kokës drejt (dobësi e muskujve të qafës), nofulla e varur, dobësi të krahëve, këmbëve. Pacienti është i vetëdijshëm, por zakonisht është i paaftë të flasë. Sulmet kataplektike mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta. Katapleksia është e pranishme në rreth 75 për qind të pacientëve që vuajnë me narkolepsi. Fillimi i katapleksisë mund të përkojë me fillimin e përgjumjes së tepërt gjatë ditës, por katapleksia shpesh zhvillohet vite me vonë, kështu që mungesa e katapleksisë nuk duhet të përjashtojë diagnozën e narkolepsisë. Rreth 50 për qind e pacientëve me narkolepsi mund të shfaqin edhe halucinacione hipnogjike. Këto të fundit janë përvoja të ngjashme me ëndrrat që ndodhin gjatë kalimit nga zgjimi në gjumë, ndërsa mund të kemi dhe halucinacionet që ndodhin gjatë kalimit nga gjumi në zgjim. Këto halucinacione mund të përfshijnë dëgjimin, shikimin, prekjen, ekuilibrin ose lëvizjen. Ato shpesh përfshijnë imazhe të mjedisit të pacientit në imazhet e ëndrrave. Halucinacionet janë shpesh të çuditshme, të frikshme dhe shqetësuese për pacientët. Si rezultat, pacientët mund të frikësohen se po zhvillojnë një sëmundje të rëndë mendore. Një shenjë tjetër klinike në kuadër të katapleksisë është paraliza e gjumit. Kjo është një paaftësi e përkohshme për të lëvizur ose folur gjatë tranzicionit zgjim-gjumë, ose gjumë-zgjim. Mund të perceptohet si paralizë e muskujve, por nuk është e njëjta gjë. Episodet e paralizës së gjumit mund të zgjasin me sekonda ose me minuta. Ato mund të ndodhin në të njëjtën kohë me halucinacionet e sipërpërmendura. Gjatë paralizës së gjumit, frymëmarrja mbahet dhe pacientët e përjetojnë si ndjesi të frikshme për të mos qenë në gjendje të marrin frymë.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.