Për cilat sëmundje përdoret Rezonanca Magnetike ?

0
loading...

Për cilat sëmundje përdoret Rezonanca Magnetike ?

Rezonanca Magnetike mund të analizojë të gjithë trupin, por më tepër është e theksuar për indet e buta. Pjesa më e madhe e trupit është e përbërë me inde të buta, në format e tjera të ekzaminimeve radiologjike, thënë më saktë me tomografinë e kompjuterizuar, indet e buta duken në një nuancë gri që është shumë e ngjashme dhe nuk bëhet dot diferencimi edhe kur është sëmurë dhe kur organi është normal i shëruar. Ndërsa rezonanca magnetike këtë pengesë e ka kapërcyer.

Në përgjithësi organet e sëmura kanë tendencë që në këtë pjesë të ketë grumbullim likidit më të madh se sa në organet që janë jo të sëmura. Rezonanca Magnetike është në gjendje që këto zona të cilat përmbajtja e likideve është e ngritur, t’i tregoj me një sinjal më të lartë. Prandaj indet e buta diferencohen shumë herë më mirë në Rezonancën Magnetike krahasuar me format e tjera të teknikave që përdor radiologjia për të përftuar imazhe të brendësisë së trupit. Rezonanca Magnetike është modaliteti kryesor për indet e buta. Rezonanca Magnetike gjithnjë e më shumë po gjen zbatim duke filluar nga koka e deri tek këmbët, është modaliteti më i mirë.

Për të gjitha sëmundjet që prekin sistemin nervor, Rezonanca Magnetike është modaliteti më mirë, madje për sëmundjet e trurit nga ato më të komplikuarat është në gjendje që t’i kapi, përmendim rastin e infarktit në tru që Rezonanca Magnetike e kapë që në momentet e para kur ajo ndodh. Mirëpo, jo vetëm këtë lloj sëmundje të trurit Rezonanca Magnetike është e nevojshme, por edhe për sëmundjet e tjera që mund të lidhen me sistemin nervor duken shumë herë më pastër dhe shumë herë më qartë në Rezonancën Magnetike.

Mirëpo edhe për strukturat e qafës, gjëndrat e pështymës ose strukturat e fytit, laringsi, kordat vokale, me një fjalë për të gjitha sëmundjet që prekin indet e buta, diferencimi bëhet shumë më mirë në Rezonancën Magnetike krahasuar me modalitetet e tjera që disponon fusha e radiologjisë.

Asked question
Add a Comment
Write your answer.