Pse duhet bërë Gastroskopia ?

83 viewsGastroenterologjia
0
loading...

ℹ️ PSE DUHET BËRË GASTROSKOPIA ❓
Gastroskopia është standart i artë (gold standart) i diagnostifikimit të sëmundjeve të traktit të sipërm gastrointestinal.

ℹ️ Përmes GASTROSKOPISË ne mund të gjejmë shkakun e shumë problemeve të pashpjegueshme si :

✅ Problemeve me gëlltitje (disfagi)
✅ Humbjeve të pashpjegueshme të peshës
✅ Dhimbjeve të barkut të sipërm ose dhimbjeve të gjoksit që nuk kan të bëjnë me zemrën
✅ Të vjellave të vazhdueshme për arsye të panjohura
✅ Skuqjet , ënjtjet (inflamacionet) dhe plagët (ulçera) e mukozes
✅ Gjakderdhjeve në traktin e sipërm gastrointestinal
GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal)
✅ Ngushtimet ose bllokimet e traktit të sipërm gastrointestinal
✅ Varikset e ezofagut (venat më të mëdha se ato normale në ezofag )
✅ Tumoret malinje ose ato beninje
✅ Hernit hiatale (kur lukthi lëviz lart, pranë ezofagut)
✅ Dëmtimet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të dëmshme (kaustike), siç janë detergjentët shtëpiakë dhe kimikatet
✅ Sëmundja e celiakise (alergjisë në gluten)
✅ Sëmundja Crohn e traktit të sipërm gastrointestinal
✅ Infeksionet e traktit të sipërm gastrointestinal etj

ℹ️ ҪKA ËSHTË GASTROSKOPIA❓
Incizim me kamerë i ezofagut (kapërcallit), lukthit dhe pjesëve fillestare të zorrëve të holla (duodenumit)
Mund të bëhet me anestezion lokal , sprey lokal për të mpirë fytin para procedures apo me anestezion të përgjithshëm që nënkupton kur pacienti është në gjumë gjatë procedurës.

ℹ️ SA KOHË NEVOJITEN TË REALIZOHET GASTROSKOPIA❓
Procedura e Gastroskopisë diagnostike merr kohë më pak se 15 minuta
ℹ️ PREGADITJA PËR GASTROSKOPI:
Duhet të ndërprisni barnat që merrni për problemet e juaja të lukthit 2 javë para procedures .Nuk duhet konsumuar ushqim 6-8 ore para procedurës ndërsa konsumimin e lëngjeve ta ndërprisni 2-3 orë para procedurës.
#gastroskopi #semundjetelukthit #gastroenterologu #mjekuilukthit #ulqeraelukthit #pagjaksia #problememelukthin #dhimbjebarku

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.