Pse fëmijës tënd i rrjedhin hundët kur jashtë është ftohtë?

70 viewsPediatriaHundët
0
loading...

Pse fëmijës tënd i rrjedhin hundët kur jashtë është ftohtë?❄🌨☃️

A është pse i lotojnë sytë dhe rrjedhin hundët kur është ftohtë?

Për vizita te mjekja pediatre Dr. Urata Efendija Beqa caktoni termin në:

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

Çfarë lidhje ka të ftohtit me rrjedhjen nga hunda?

Në hundë ka gjëndra të cilat e prodhojnë një sekret të hollë i cili e mbulon mukozën e hundës.

Ajri i ftohtë e rrit sekretimin e gjëndrave. Ky është një mekanizëm mbrojtës i organizmit edhe pse rrjedhja e hundëve shkakton parehati dhe duket jo mirë (hunda e skuqur që rrjedh sekret – kështu nuk dëshiron që ta shohësh fëmijën tënd apo jo?🙂

Ajri i ftohtë iu ndihmon viruseve që të depërtojnë mukozën e hundës dhe sekreti i lufton viruset. Për këtë arsye hundët rrjedhin më shumë kur fëmijët vrapojnë, luajnë, skijojnë etj, kurse kur ecin ngadalë nuk kanë rrjedhje hundësh. Kjo do të thotë se mukoza e hundës e prodhon sekrecionin e shtuar si përgjigje ndaj rrymimit të ajrit të ftohtë.

Ndonjëherë, jo vetëm që rrjedhin hundët, por fëmijës edhe i lotojnë sytë. Mekanizmi është i njëjti, vetëmse në këtë rast funksionojnë edhë gjëndrat e lotëve. Gjëndrat e lotëve prodhojnë më shumë kur është i ftohtë, e sidomos nëse fryn era, prandaj sytë lotojnë (dhe rrjedhin hundët) kur fëmija vrapon ose skijon.

Kur jemi te skijimi PATJETËR siguroni për fëmijën tuaj syzet e skijimit dhe helmetën. Këto përveçse i mbrojnë sytë, e mbrojnë fëmijën nëse rrëzohet gjatë skijimit.

Kënaquni duke skijuar së bashku me fëmijët tuaj!❄☃️⛷🏂👓

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.